Besnik Hasi po bën mrekullinë/ Fitorja e katër radhazi, skuadra e trajnerit shqiptar ëndërron… Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 23:22

Besnik Hasi po bën mrekullinë/ Fitorja e katër radhazi, skuadra e trajnerit shqiptar ëndërron… Champions-in

Besnik Hasi është padyshim trajneri i momentin në elitën e futbollit belg, teksa po bën mrekullinë me skuadrën e Meshelen.

Hasi

Shqiptari mori drejtimin e fundit, kur skuadra po dergjej në vendet e fundit, teksa ka arritur të bëjë një punë magjike, duke e ngjitur në vendin e pestë në renditje, duke aspiruar një vend në Champions, për edicionin e radhës.  

Mesheln triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Uesterlo me rezultatin 3-1 duke siguruar kështu triumfin e katërt radhazi në kampionat. Skuadra e Hasit tashmë është vetëm 3 pikë larg nga Klub Bryzh i vendin të tretë. Meritë absolute për këtë ecuri ka padyshim… Besniku.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"