Besnik Hasi gati të kthehet në Europë për të marrë drejtimin e klubit të madh, do ketë nën urdhrat e tij edhe një shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 23:58

Besnik Hasi gati të kthehet në Europë për të marrë drejtimin e klubit të madh, do ketë nën urdhrat e tij edhe një shqiptar

Besnik Hasi është gati për tu rikthyer në Europë dhe të largohet nga skuadra e Al Raed në Arabinë Saudite.

BesnikHasi422

Sipas asaj që shkruan “Gazzeta.gr”, trajneri shqiptar është projektuar në stolin e Fenerbahçes për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit turk e pëlqejnë shumë Hasin dhe duan t’i besojnë atij drejtimin e skuadrës.

Te Fenerbahçe, Hasi do të gjente edhe një tjetër shqiptar si Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen me këtë skuadër. Kujtojmë se në të kaluarën 48-vjeçari ka drejtuar edhe skuadra të tjera europiane, Si Anderlehti, Legia e Varshavës dhe Olimpiakosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"