Besim i plotë nga UEFA për Enea Jorgjin, arbitri shqiptar do të vendosë drejtësi në finalen e parakoshme të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 22:36

Besim i plotë nga UEFA për Enea Jorgjin, arbitri shqiptar do të vendosë drejtësi në finalen e parakoshme të Ligës së Konferencës

Enea Jorgji është zgjedhur që të vendosë drejtësi në supersfidën e Ligës së Konferencës, atë mes Ajaksit dhe Aston Vilës në “Johan Cruijff Arena”.

jorgji

UEFA ka zgjedhur katërshen shqiptare për këtë takim, që cilësohet dhe si finale e parakohshme, teksa krahë Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt është zgjedhur Eldorjan Hamiti.

Sa i përket VAR-it, janë zgjedhur italianët Luka Paireto dhe Aleandro Di Paolo.

buyfg

Të dyja skuadrat, si Ajaksi dhe Aston Vila shihen si pretendente për të fituar këtë trofe, teksa pritet një sfidë e zjarrtë në Amsterdam, aty ku katërshja shqiptare do të vendosë drejtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"