Besëlidhja zbret në fushë, presidenti Gjok Noka i prirë: Nuk fal më …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 16:40

Besëlidhja zbret në fushë, presidenti Gjok Noka i prirë: Nuk fal më …

Besëlidhja u grumbullua dje për të ni sur minifazën përgatitore dimërore. Rreth orës 14:00, të gjithë futbollistët që mbyllën gjysmën e parë të sezonit me skuadrën lezhjane ishin gati për stafin teknik. Janë tre futbollistët e larguar zyrtarisht, siç është bërë e ditur më parë, portieri Bajri dhe afrikanët Kamara e Soumah. 

Beselidhja-Kastrioti

PLORI – Menjëherë pas grumbullimit skuadra u përshëndet nga presidenti Gjok Noka, zyrtarë të tjerë të klubit dhe stafi teknik, i kryesuar nga trajneri Elvis Plori, i cili e mori fjalën i pari. “Nga sot nisim minifazën dimërore deri një javë para nisjes së gjysmës së dytë të sezonit.

elvis plori

Do të stërvitemi in tensivisht për të qenë sa më të përgatitur për gjysmën e dytë të sezonit. Besoj se nuk na mungon gjë pasi edhe pagat i kemi marrë që të gjitha, madje të fundit paradhënie, ndaj duhet të punojmë fort brenda kapaciteteve për të përmbushur objektivin që kemi marrë përsipër.

Besoj se brenda dy-tri ditësh ekipi do të kompletohet për të vijuar stërvitjen sipas programit që kam përpiluar. Shpresoj se gabimet e gjysmës së parë të sezonit do të na shërbejnë si mësim për pjesën e mbetur. Gjithçka e kemi kundër rrymës, por kam besim të plotë te ju të gjithë se do ta realizojmë atë që kemi marrë përsipër”, tha mes të tjerash trajneri Plori.

NOKA – Pas trajnerit, fjalën e mori presidenti Gjok Noka, i cili foli shkurt, prerë dhe qartë. “Pjesën teknike dhe organizative të ekipit e di trajneri, unë nga ju të gjithë kërkoj që të kemi rezultate të larta.

gjok noka

Nuk mund të toleroj gabime amatoreske që sot na mbajnë në vend të dytë. Jam munduar me të gjitha forcat për t’ju mbështetur me të gjitha ato që më takojnë si president, besoj se nuk ju kam lënë pa paguar dhe mbështetur. Për gjysmën e dytë të sezonit nuk do të toleroj më, do të ketë edhe penalizime financiare nëse nuk arrihet ajo për të cilën vetë keni rënë dakord që ditën e parë të grumbullimit”.

MERKATO – Jemi në kohë merkatoje dhe Besëlidhja është e përfshirë në të, pasi që me mbylljen e gjysmës së parë të sezonit u larguan tre futbollistë, portieri Samet Bajri dhe dy guineasit Kamara dhe Soumah.

Beselidhja Kastrioti 1-0

Largimi i tyre i detyron drejtuesit lezhjanë të ndërhyjnë në merkato për një portier, për një sulmues dhe një mesfushor që pothuajse janë siguruar. Pritet që portieri dhe sulmuesi të vijnë nga Serbia dhe Besëlidhjes do t’i bashkohen më 9 janar. Të paktën kështu flitet brenda klubit lezhjan të futbollit.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"