Batuta e Rezit: I lumtur për golin, por nuk e tregoj sekretin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 16:38

Batuta e Rezit: I lumtur për golin, por nuk e tregoj sekretin e Kamzës

Ermir Rezi është i lumtur për golin që ka shënuar ndaj Kukësit dhe mbi të gjitha, për faktin që i ka dhënë 3 pikë të arta dhe të rëndësishme Kamzës në arritjen e objektivit.

rezi

Sulmuesi i kamzalinjve flet për “Panorama Sport” dhe analizon ndeshjen e fituar në transfertën e vështirë.

“Ne e kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Kukësi është një ekip i fortë, por ne i dimë vlerat tona dhe kishim shkuar për t’i surprizuar ata. Jam shumë i kënaqur që goli im i shërbeu skuadrës për të marrë 3 pikët”, tha fillimisht Rezi.

rEZI

Tri pikë që e afrojnë Kamzën me zonën europiane, por 23-vjeçari preferon që ekipi të ecë me këmbë në tokë dhe të mos mendojë për objektivat. “Ne do t’i bëjmë në fund llogaritë. Objektivi ynë është ndeshja e ardhshme dhe duhet të japim maksimumin. Ky është një kampionat shumë i vështirë dhe skuadrat janë forcuar shumë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm për të përfituar nga çdo situatë”, ka thënë sulmuesi i Kamzës.

Kukesi

Më tej, ai vlerëson të gjithë shokët e skuadrës, ndërsa thotë se goli nuk ishte një mesazh për trajnerin Ndreu. “Unë jap gjithmonë maksimumin sa herë jam në fushë. Nuk më takon të them se sa do të luaj. Këtë e vendos trajneri. Goli që shënova ditën e djeshme ishte për tim atë”, theksoi autori i dy golave në këtë sezon me Kamzën.

kukesi-kamza-plaku-hallaci-470x313

I pyetur se cili është sekreti i Kamzës, Rezi thotë me batutë që nuk dëshiron ta tregojë sepse e më- sojnë të tjerët. “Sekreti më mirë të mbetet i yni. Nuk do ta tregoj”, tha sulmuesi duke qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"