Basketboll meshkuj/ Partizani e nis mbarë fazën e dytë, mposht në transfertë Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 21:02

Basketboll meshkuj/ Partizani e nis mbarë fazën e dytë, mposht në transfertë Elbasanin

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj vijon sfidat e javës së 12-të, javë që shënon edhe startin e fazës së dytë. Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” u zhvillua ndeshja ndërmjet Elbasanit vendës dhe Partizanit, sfidë që pa kryeqytetasit si triumfues.

PARTIZANI ELBASANI BASKET

Të kuqtë e Erdal Borovës bënë një paraqitje të mirë, duke fituar me rezultatin 66-77 (21-20, 19-22, 14-21, 12-14). Një takim i kontrolluar në pjesën më të madhe të kohës nga 33 herë kampionët e Shqipërisë, të cilët shënuan suksesin e tretë në kampionat. Nga ana tjetër, verdheblutë vijojnë rënien e lirë, duke shënuar një tjetër rezultat negativ. Kjo ishte disfata e tetë radhazi në kampionat për Elbasanin, pas atij starti entuziazmues me tri fitore.

Me 24 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime, amerikani Major ishte lojtari me rendimentin më të lartë në suksesin e të kuqve, ndërsa shkëlqyen gjithashtu edhe kapiteni Gjyzeli me 13 pikë e 14 kërcime si dhe Brown me 21 pikë e 7 kërcime. Për Elbasanin nuk mjaftuan Çela me 20 pikë e 10 kërcime dhe Bruno Skëndaj me 19 pikë. Kujtojmë që java e 12-të u hap të enjten me fitoren e Vllaznisë në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 65-105.

bbb

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"