BASKETBOLL/ Feston Flamurtari, vlonjatët shpallen kampionë në K1 dhe ngjiten në Superligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 10:45

BASKETBOLL/ Feston Flamurtari, vlonjatët shpallen kampionë në K1 dhe ngjiten në Superligë

Festë në Vlorë! Flamurtari ngjitet në Superligën e basketbollit shqiptar! Vlonjatë e kanë siguruar tashmë edhe matematikisht elitën, teksa dje kanë mundur Partizanin, rivalin më të afërt në renditje.

flamurtari basket

Bregdetarët e trajnerit Agim Dalipi triumfuan në fushën e tyre kundër “demave” me rezultatin 70-60, duke hipotekuat titullin kampion të Kategorisë së Parë.

Një sukses i merituar nga Flamurtari, që kurorëzon në mënyrën më të mirë një sezon fantastik, që përkon edhe me 100- vjetorin e themelimit të klubit vlonjat.

Tashmë qyteti i Vlorës, përveç ekipit të femrave, që bën ligjin prej shumë vitesh në basketbollin shqiptar, do të ketë edhe ekipin e meshkujve në elitën e sportit të koshit.

NDESHJA – Përballë njëritjetrit ishin vendi i parë dhe i dytë i kampionatit, skuadra që garantonin një sfidë me rivalitet, ashtu sikurse ndodhi. Flamurtari e filloi në mënyrë të shkëlqyet, duke fituar thellë 27-7 në periodën e parë.

Dukej se po shkonin drejt një suksesi të thjeshtë për të zotët e shtëpisë, por nuk ndodhi aspak kështu. Kryeqytetasit e Erdal Borovës e rrisin ndjeshëm ritmin në periodën e dytë, ku fitojnë 9-23, duke ngushtuar në 36-30 pas gjysmës së takimit.

Madje Partizani arrin të vendosë në dy raste edhe barazimin në 40-40 dhe 45-45 në periodën e tretë, por më pas vlonjatët rivendosin distancat, për të vulosur triumfin përfundimtar me +10 pikë.

Gjithçka mbyllet me festën e Flamurtarit, që hipotekon Superligën, ndërsa ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar. Ndërsa Partizani për një vend në elitë, duhet të kalojë provën e “zjarrit” përballë vendit të parafundit të Superligës, Apolonisë.

10

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"