BASKETBOLL FEMRA/ Fitore të thella për Tiranën dhe Partizanin në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2023 | 19:28

BASKETBOLL FEMRA/ Fitore të thella për Tiranën dhe Partizanin në kampionat

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka luajtur djetri takime për javën e dhjetë. Gjithçka e thjeshtë për Tiranën dhe Partizanin, teksa dy skuadrat kryeqytetase shënuan fitoret e radhës në kampionat, duke marrë momentalisht edhe kreun, në pritje të ndeshjes së Flamurtarit.

tiraaa

Vajzat bardheblu fituan derbin kundër Studentit me rezultatin 89-61 (31-12, 28- 15, 16-17, 14-17), sfidë e zhvilluar në sallën “Farie Hoti”. Një ndeshje e dominuar nga Tirana, teksa skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj i mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me 32 pikë avantazh, për ta kontrolluar lojën qetësisht deri në fund.

Lojtarja e ndeshjes ishte Aida Palko, me 16 pikë, 6 kërcime dhe 3 asiste në 30 minutat që qëndroi në parket. Partizani gjithashtu vijon serinë e rezultateve pozitive, duke kaluar lehtësisht Elbasanin në transfertë në shifrat 67-94 (19-25, 15-28, 19-18, 14-23). Trajnerja Eliverta Bujari përdori rotacion të gjerë në këtë sfidë, me të kuqet që nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim fitoren.

Ndërkohë dje u luajt gjithashtu edhe ndeshja ndërmjet Barletit dhe Teutës, me durrsakët që triumfuan me rezultatin 39-76(2-25, 11-16, 11-24, 15-11) në”Ramazan Njala”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"