Barezi komenton shortin në Ligën e Europës: Milani nuk duhet të nënvlerësojë kundërshtarin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 12:48

Barezi komenton shortin në Ligën e Europës: Milani nuk duhet të nënvlerësojë kundërshtarin…

Zëvendëspresidenti nderi i Milanit, Franko Barezi, foli për Sky Sports pas shortit për fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës, ku kuqezinjtë do të përballen me Slavia Pragën.barezi

“Në fund të shortit kishim një shans 50% për të gjetur Bajer Leverkusen dhe shkoi mirë, por nuk duhet të nënvlerësojmë Slavian, në fushën ndërkombëtare nuk duhet të nënvlerësojmë askënd për të shkuar larg, duhet të përgatitemi sa më mirë. Dje ishte një humbje pa dhimbje, por duhet të përpiqemi të bëjmë më mirë”.

Shtatë gola të pësuar në dy ndeshjet e fundit me Monzën dhe Ren…

“Kur pëson shumë gola, të gjithë duhet të bëjnë më mirë, duhet më shumë vëmendje dhe nga të gjithë, faza e mbrojtjes kërkon një frymë sakrifice, kohezioni dhe bashkëpunimi. Nëse ia dalim ta bëjmë këtë, jemi në gjysmë të rrugës, duke qenë se ne duhet të kemi lojtarë që të jenë në gjendje të lëndojnë kundërshtarët e tyre në sulm.”

Pioli tha se Milani nuk është ndër favoritët, duke vënë përpara Liverpulin, Bajer Leverkusenin dhe Atalantën. Çfarë mendoni ju?

“Milani duhet të jetë gjithmonë ambicioz, ne duhet të bëjmë më të mirën dhe nëse jemi mirë mund të konkurrojmë me të gjithë pretendentët. Duhet të besojmë në veten tonë dhe kemi cilësitë për të aspiruar qëllime të rëndësishme. Skuadra duhet të rritet në përgjithësi, ne luajmë në sulm dhe ne krijojmë shumë, por në fushën ndërkombëtare duhet të jemi më kompakt dhe të bashkuar. Shpresojmë që të gjithë mbrojtësit të kthehen së shpejti, për t’i dhënë trajnerit më shumë zgjedhje”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"