Barcelona, tri kushte Nejmarit për rikthimin në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 22:18

Barcelona, tri kushte Nejmarit për rikthimin në Spanjë

Nejmar vazhdon të përflitet për një kalim sensacional te Barcelona. Me Parisin e lodhur nga sjelljet e yllit brazilian ai mund t’i bashkohet skuadrës ku bën pjesë Lionel Mesi. Ky i fundit mësohet ta ketë kërkuar personalisht një rikthim të Nejmar në klubin katalanas.

Nejmar Jr

“Dua të shkoj në shtëpinë time, atje ku kurrë nuk duhet të isha larguar”, u shpreh 27- vjeçari para disa ditësh. Barcelona e sheh të mundshëm një kalim të Nerjmarit në Spanjë pasi beson tek aftësitë e tij për ta ndihmuar skuadrën të fitojë sërish Champions-in. Po ata kanë ende disa dyshime kur bëhet fjalë për rikthimin në skuadër të një lojtari si Nejmar.

3 KUSHTET

Dy nga kushtet kanë të bëjnë me anën financiare. Klubi shpreson të vërë disa pika mbi “i” pas largimit të brazilianit në 2017-ën. Drejtuesit e klubit katalanas do të kërkojnë një ulje të pagës, e cila për momentin është 30 milionë euro në sezon. Kushti i dytë ka të bëjë me pretendimin e lojtarit për 26 milionë euro që Barcelona i detyrohet atij për bonuset e rëna dakord.

Katalanasit kërkojnë që kjo të harrohet dhe lojtari të heqë dorë nga ky pretendim. Lojtari e ka hedhur në gjyq klubin i cili kërkon të heqë dorë nga akuza. Kushti i tretë ka përmbajtje më shumë emocionale. Barça kërkon që Nejmar të shprehë hapur në publik se ai kërkon të vijë te katalanasit dhe se gaboi kur u largua për në Paris dy vite më parë. Sipas “A Trade”, Nejmar është i gatshëm t’i plotësojë këto tri kushte që klubi ka kërkuar.

Problemi gjithsesi mbetet PSG-ja. Marrëdhënia jo e mirë midis dy klubeve mund ta vështirësojë një rikthim të brazilianit. Francezët do të kërkojnë 300 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. Sipas “Le Parisien”, ata nuk do ta ulin kërkesën për Nejmarin për të cilin Barcelona po mendon të përfshijë në tratativë lojtarë si Umtitin, Dembele dhe Rakitiç. Gjithashtu priten edhe zhvillimet me Grizman, francezi që është pranë kalimit te Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"