Barazimi ndaj Teutës, Longo i komunikon lojtarëve dorëheqjen nga drejtimi i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2022 | 19:03

Barazimi ndaj Teutës, Longo i komunikon lojtarëve dorëheqjen nga drejtimi i Kukësit

Diego Longo ka vendosur të largohet nga drejtimi i Kukësit. Lajmi i papritur vjen nga Shkodra, ku verilindorët barazuan me shifrat 1-1 me Teutën.

DIEGO LONGO

Burime brenda skuadrës kanë bërë të ditur për Panorama Sport se trajneri u ka komunikuar lojtarëve vendimin për largimin e tij në mbledhjen menjëherë pas ndeshjes së sotme.

Tani pritet të mësohet nëse dorëheqja do të pranohet nga drejtuesit e Kukësit, të cilët kishin pretendime për titullin në këtë sezon, por e shohin skuadrën shumë larg kreut. Trajneri kishte kërkuar edhe gjatë fazës së dytë largimin nga drejtimi, por më pas u bind që të qëndronte në pankinën e Kukësit dhe të vazhdonte projektin që kishte nisur vetë në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"