Barazimi me Kaljarin, Mkitarian apel skuadrës: Do fitojmë derbin dhe festojmë ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 17:50

Barazimi me Kaljarin, Mkitarian apel skuadrës: Do fitojmë derbin dhe festojmë ne

Henrik Mkitarian i bën apel skuadrës dhe shokëve të tij që të ngrenë kokën dhe të mendojnë për ndeshjen e derbit.

Henrikh-Mkhitaryan-6-1024x683

Armeni thotë se nuk duhet të dëshpërohen për një barazim sepse Kaljari bëri mjaft mirë. Ai kërkon që ta fitojnë derbin patjetër dhe ta mbyllin këtë sezon, që ka qenë fantastik dhe i dominuar totalisht nga zikaltrit.

NDESHJA- “Duhet ta mbyllnim më shpejt. Duhet të gjenim hapësirat që në fakt nuk i kishim të shumta. Kajlari po luante mirë. Barazuam, por nuk duhet ta ulim kokën. Duhet ta mbyllim sezonin me objektivat që kemi vendosur dhe jemi në rrugën e duhur. Na duhen edhe disa pikë për t’u shpallur zyrtarisht kampionë. Ka qenë një ecuri e jashtëzakonshme dhe duhet të jemi krenarë të gjithë”.

RIVALI- “Nuk besoj që problemi ishte që vuajtëm fizikun e Luvumbos. Duhet të fitonim patjetër dhe të sulmonim më shumë. Nuk na shënoi gol Luvumbo. Duhet të ishim më të përqendruar në golat e pësuar për të mos folur për këto situata tani”.

DERBI- “Ne sigurisht që zbresim në fushë për t’i fituar ndeshjet. Do të jetë një betejë për ne dhe për tifozët. Duhet të japim më të mirën për të fituar dhe të mbyllim sezonin ashtu siç ne duam. Dua t’i falënderoj tifozët për gjithë mbështetjen që na kanë dhënë në këtë sezon. Kemi qenë bashkë nga java e parë deri tani. Nëse fitojmë, fitojmë të gjithë bashkë dhe kanë qenë forca jonë më e madhe gjatë këtij sezoni fantastik. Tani të ngremë kokën dhe të punojmë këto ditë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"