Barazimi i Bajernit kundër Arsenal, Tomas Myler: Nuk është zgjidhur asgjë akoma, problemi ynë është se nuk mund të fitojmë dot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 21:07

Barazimi i Bajernit kundër Arsenal, Tomas Myler: Nuk është zgjidhur asgjë akoma, problemi ynë është se nuk mund të fitojmë dot

Bajern Mynih barazoi të martën e kaluar me Arsenalin 2-2 në “Emiras Stadium”. Në plan të parë ky mund të duket si rezultat pozitiv për shkak se ndeshja e kthimit luhet në Gjermani dhe të besuarit e Tomas Tuhel i kanë të gjitha shanset që të kualifikohen për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

4146631-193135869

Megjithatë po ta shikojmë në një këndvështrim më të thellë, duke parë edhe gjithë sezonin e baverezëve, ku janë eliminuar herët nga Kupa dhe janë 16 pikë larg Leverkusenit të vendit të parë, duket se gjërat nuk janë zgjidhur akoma tek klubi gjerman. Këtë gjë e pohoi edhe veterani i skuadrës, Tomas Myler që me një intervistë të dhënë për median gjermane “TZ” shtoi:

“ Asgjë nuk është zgjidhur akoma. Normal që gjërat duken të qeta kur shikon rezultatin, por po të shohim vendin tonë në Bundësligë, pikët që kemi marrë dhe ndeshjet që kemi humbur, situata është tepër keq. Problemi ynë është që nuk mund të fitojmë. Luajmë mirë, por jo aq sa duhet dhe aq sa jeni mësuar të shikoni Bajernin e Mynihut.”

Përpara se të ndeshet në takimin e kthimit kundër Arsenalit, Bajern luan kundër Këln të shtunën kurse “topçinjtë” me Aston Vilën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"