Baloteli gati të largohet nga Europa, Raiola po punon ta sistemojë në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 17:08

Baloteli gati të largohet nga Europa, Raiola po punon ta sistemojë në Brazil

Mario Baloteli mund të përfundojë në Brazil.
baloteli
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se menaxheri i njohuri  shumë yjeve të futbollit Mino Raiola po punon për të transferuar ish-sulmuesin e Interit, Milanit, Mançester Sitit dhe Liverpulit në Brazil. 3 klubet e njohura të futbollit brazilian: Flamengo, Botafogo dhe Vasko De Gama kanë shprehur interes për “Super Marion”.

Baloteli ka realizuar  5 gola në 19 ndeshje këtë sezon me Breshian, një shifër larg pritshmërive të drejtuesve të klubit dhe tifozëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"