Balotazhe nga porta në sulm, Martini kërkon vetëm 3 pikë me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 13:16

Balotazhe nga porta në sulm, Martini kërkon vetëm 3 pikë me Vllazninë

Teuta pret sot Vllazninë në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, në një ndeshje shumë delikate për vetë pozicionin ku ndodhen “djemtë e detit”. Përveç lojtarëve të dëmtuar si Albi Alla dhe Realdo Fili, të gjithë të tjerët do të jenë të gatshëm për trajnerin Edi Martini.

TEUTA

Ky i fundit do të ketë ndaj shkodranëve edhe mesfushorin e talentuar Ergis Arifi, i cili shleu pezullimin për kartonë dhe pritet ta nisë nga minuta e parë ndaj Vllaznisë. Skuadra vjen në këtë takim në një moment jo të mirë, teksa ndaj Skenderebut shfaqi sërish oscilacione, me disa gabime në mbrojtje. Gjatë ditëve të fundit, trajneri Martini ka punuar shumë nga ana taktike me skuadrën, ndërsa ka lënë të kuptohet se do të bëjë ndryshime në formacion.

Mirëpo, duket se nga porta në sulm, ka disa balotazhe, që mbetet për t’u zgjidhur vetëm në momentet e fundit. Në krahët e sulmit janë katër lojtarë për dy vende, pikërisht Boçi, Gjinollari, Peposhi dhe Gjumsi, ndërsa në majën e ofensivës duket i konfirmuar Daci, edhe pse nga stoli është një kandidat i fortë për formacionin, Gjata. Prej tri javësh mungon Realdo Fili, i cili është në fazë riaftësuese nga dëmtimi, por ende nuk është gati dhe mundësitë janë që edhe këtë ndeshje fieraku të mos grumbullohet. Portierët Dema dhe Vata luftojnë për një vend, por e njëjta gjë pritet edhe në mesfushë, ku njëri mes Dajës dhe Karabecit, ka gjasa ta nisë nga stoli.

Te

SITUATA – Sot do të synohet vetëm fitorja dhe trajneri Martini e ka bërë të qartë, se deri në janar, skuadra e tij do të mundohet të grumbullojë sa më shumë pikë.

“Në katër ndeshjet e fundit kemi qenë të barabartë me kundërshtarët, por nuk kemi arritur të fitojmë. Djemtë kanë forcën dhe kurajën, që ndaj Vllaznisë të hyjnë në fushë për ta fituar ndeshjen. Çdo ndeshje jemi të dënuar për të fituar. Deri në janar duhet të mundim çdo kundërshtar”, ka thënë Martini pas humbjes në Korçë. Tashmë në Durrës presin kthesën e madhe, por duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e radhës, që është në pozita të njëjta me “djemtë e detit”. Në fazën e parë në Shkodër, Teuta ka humbur ndaj Vllaznisë me shifrat 2-0, por sot kërkon revanshin në Durrës.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"