Bajerni piketon zëvendësuesin e Levandovskit, kampionët e Gjermanisë në ndjekje të talentit portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 15:38

Bajerni piketon zëvendësuesin e Levandovskit, kampionët e Gjermanisë në ndjekje të talentit portugez

Gazeta portugeze “Record” zbulon se Bajerni është i interesuar për një tjetër sulmues dhe ai është talenti 20-vjeçar i Benfikës, Gonçalo Ramos. Kartoni i tij vlerësohet nga portugezët me 40 milionë euro.

65646456

Kjo nuk është hera e parë që kampionët e Gjermanisë shfaqin interes për talentin i cili luan me skuadrën e parë që prej sezonit 2020-‘21. Ramos vjen nga akademia e Benfikës dhe shënoi 7 gola në 29 ndeshje sezonin e shkuar. Por janë shifrat e tij me kombëtaren U-21 të luzitanëve ato që janë më befasuese: 13 gola në vetëm 9 ndeshje.

Talenti kërkohet, përveç Bajernit, edhe nga rivalët e Borusias së Dortmundit, por edhe Njukasëlli dhe Notingem Foresti në Premier Ligë. Benfika është gati të negociojë për 40 milionë euro, por nuk do donte të humbiste një sulmues të dytë pas Darvin Nunjezit në merkaton e kësaj vere.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"