Bajerni në emergjencë totale, raportojnë 9 raste me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2022 | 15:17

Bajerni në emergjencë totale, raportojnë 9 raste me COVID-19

Tek Bajerni i Mynihut ka shpërthyer COVID-19 teksa raportohen gjithsej 9 raste të prekurish me virusin e rrezikshëm.

BAJERN

Gjatë një komunikate zyrtare në sajtin e saj klubi bavarez raporton se të infektuar janë 7 raste të reja, Koman, Toliso, Riçards, Sane, Nojer, Upamekano, asistenti i trajnerit, Topmëler.

Gjithashtu gjatë testeve të kryera dje pozitiv ishin dhe Nianzu dhe Lukas Hernandez.

Një lajm i keq ky për Julian Nagelsman i cili do të bëjë pa shërbimet e 8 lojtarëve në ndeshjen e parë të vitit 2022 ndaj Borusia Mysheglabahut më 7 janar.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"