Bajerni kërkon “hakmarrjen” ndaj Barcelonës, bavarezët nisin tratativat me titullarin e katalanasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2022 | 13:52

Bajerni kërkon “hakmarrjen” ndaj Barcelonës, bavarezët nisin tratativat me titullarin e katalanasve

Bajerni duket se nuk do t harrojë lehtë largimin e Robert Levandovskit, i cili kërkoi me ngulm transferimin te Barcelona. Bavarezët vazhdojnë të punojnë në merkato për goditjet e radhës ku në listën e drejtuesve është edhe mesfushori i katalanasve Frenki De Jong.

FRENKI DE JONG

Sipas raportimeve nga “Goal”, në orët e fundit ka pasur kontakte direkte mes drejtuesve të Bajernit dhe agjentit të lojtarit, i cili ka dhënë disponibilitet për këtë transferim nëse arrihet akordi mes klubeve.

Për holandezin është në garë edhe Mançester Junajtid, me klubin anglez që nuk ka arritur të gjejë akordin me Barcelonën që deri tani ka refuzuar të gjitha ofertat për De Jong.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"