Bajerni i Mynihut për rekord, vazhdon dominimin total… pa shpenzuar asnjë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 18:08

Bajerni i Mynihut për rekord, vazhdon dominimin total… pa shpenzuar asnjë euro

Bajerni i Mynihut vazhdon traditën në Gjermani. Dominim total që në javët e para, dhe tashmë, pas dy ndeshjesh, ka marrë edhe dy fitore dhe numëron 6 pikë. Edhe në Superkupën e Gjermanisë, me udhëheqësin Levandovski, bavarezët fituan trofeun e parë për këtë sezon.

bajern

Në krahasim me sezonet e kaluara bavarezët duken akoma më dominues. Në sesionin veror të merkatos që sapo u mbyll Bayerni nuk shpenzoi asnjë cent. Në Mynih arritën Goretzka me parametra zero nga Shalke, Gnabry e Sançez që u kthyen nga huazimet.

Madje nga shitjet e Vidal, Bernat dhe Douglas Costa që u ble përfundimisht nga Juve, dhe Rudy në arkat e klubit hynë plot 88.5 milionë euro. Në javët e shkuara Presidenti Hoenees e pranoi që ideja është ajo për të kursyer për të shpenzuar më shumë në të ardhmen, në rast se skuadra do të ketë vërtet nevojë. Në fund të këtij sezoni do të skadojnë kontratat e Robben dhe Ribery dhe Bayernit do t’i duhet të bëjë diçka. Me shumë mundësi përgatitet për një goditje të madhe në sulm, për të krijuar një skuadër akoma më të fortë dhe dominuese. Për këtë arsye Bundesliga dridhet përballë bavarezëve, bajerni është i pari që pas dy javësh, dhe fiton madje edhe pas një vere ku vetëm ka kursyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"