“Ata që luajnë jashtë janë më mirë se të Superiores”, Bushi flet për Kombëtaren: Jemi shumë mirë dhe është meritë e Rejas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2022 | 22:32

“Ata që luajnë jashtë janë më mirë se të Superiores”, Bushi flet për Kombëtaren: Jemi shumë mirë dhe është meritë e Rejas

Alban Bushi, trajneri i përfaqësueses U21, është i bindur se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur nën drejtimin e Edi Rejas. Duke folur në “Sport News Plus” në “News 24”, ai ka theksuar se kuqezinjtë po bëjnë shumë mirë me teknikun dhe thjesht duhet pak durim për rezultatet.

bushi

“Unë mendoj se çdo miqësore të shërben, i shërben trajnerit, lojtarëve. Është motiv shumë i madh për lojtarët e kampionatit shqiptar për të treguar vlerat e tyre, kanë përfituar shumë lojtarë kështu. Janë lojtarë të ekipeve të moshave dhe një ndeshje e mirë e trajneri të fikson e mund të përfitosh. Unë them se ka pëlqyer shumë, ndoshta edhe nga aspekti financiar se jemi federatë e vogël dhe kemi nevojë. Por edhe nga aspekti teknik, mendoj se ka qenë e mirë. Kur kemi qenë lojtarë, kemi zhvilluar edhe ne në Peruxhia me Vietnamin, me lojtarë edhe nga kampionati. Atëherë na shërbeu se krijohet grupi e atmosfera. Unë mendoj se i ka shërbyer trajnerit Reja.

Për momentin nuk është se trajneri është fokusuar shumë te kampionati shqiptar. Ai e ka mendjen edhe këtu por ata që merr nga jashtë janë më në formë se në kampionatin shqiptar. Edhe këtu ka lojtarë cilësorë që i ka në konsideratë, në kombëtare luan kush është më i miri dhe më të mirët për momentin janë ata që luajnë jashtë. Çdokush mund të mendojë gjëra të ndryshme por unë mendoj se ka përfituar në këtë aspekt.

Unë e shoh nga jashtë ekipin, nuk është se ka grumbulluar vetëm nga kampionati shqiptar, por edhe lojtarë të U21 që u ka kaluar mosha, emra si Xhixha që i ka në konsideratë por duhet të ngrenë performancën e tyre. Dera është e hapur, nuk është se miqësorja është bërë kot. Kombëtarja është rritur shumë në periudhën e fundit, përtej rezultateve në Nations League ku mendoj se ka luajtur gjithsesi jashtëzakonisht mirë dhe trajneri Reja ka përgatitur mirë pothuajse çdo ndeshje. Ne kemi kombëtare të re, themi Broja e Asllani por janë 20-21 vjeç. Kemi të rinj e duhet t’i presim, të gjithë duan kombëtare që  arrin rezultate shpejt, por futbolli është një proces i gjatë dhe ata duhet të jenë të gëzuar që po nxjerrim talente e ka perspektivë për ekipin kombëtar.

Unë e thashë mendimin që ekipi ka zhvilluar ndeshje jashtëzakonisht të mira, pothuajse na çoi në Botëror që nuk e ka bërë asnjëherë më parë. Ky është sukses i madh, por si gjithmonë në Shqipëri ka ekspertë, persona që kanë dhënë por nuk është se kanë bërë ndonjë futboll kushedi se çfarë, ata flasin vetëm kur Shqipëria është keq. Por Shqipëria nuk është keq, është shumë mirë. Nuk kemi marrë rezultate por kemi bërë hapa para në cilësi e sasi, është meritë e Rejas që ka krijuar një grup shumë të mirë”, tha Bushi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"