Arrihet marrëveshja, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare zbarkon në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 12:29

Arrihet marrëveshja, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare zbarkon në Serinë A

 Një tjetër futbollist me origjinë shqiptar ka arritur akordin për t’u transferuar te klubi i Serisë A. Bëhet fjalë për mbrojtësin Edvin Kurtulus, që disa vite më parë, refuzoi Kosovën për të luajtur me kombëtaren e Suedisë.  

edvin-kurtulus-1

Palët duket se kanë arritur akordin për transferimin e 24-vjeçarit i cili është pjesë e Hambarbit, te Verona për 1.5 milionë euro. Në ditët në vijim pritet të vijë dhe zyrtarizimi. 

Edvin-Kurtulus-2

Gjithashtu me shumë gjasa, Kurtulus mund të jetë shok skuadre me Kumbullën, për të cilin po përflitet rreth një huazimi të mundshëm nga Roma te Verona, për të marrë sa më shumë minuta në dispozicion pas dëmtimit që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"