Armend Dallku, lamtumirë kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2014 | 15:18

Armend Dallku, lamtumirë kombëtares

DallkuArmend Dallku nuk do të luajë më për kombëtaren shqiptare të futbollit. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti, i cili do të vazhdojë karrierën e tij vetëm me klubin ku luan. Armend Dallku është një nga futbollistët më të spikatur të kombëtares në dekadën e fundit. Ai ka qenë lojtar stabël në formacionin e ekipit kombëtar. Dallku numëron 64 ndeshje të luajtura me fanellën e kombëtares, ku ka shënuar vetëm një gol, në fitoren 3-0 ndaj Maltës, Më 9 tetor të vitit 2008. Kontributi i tij në skuadrën kuqezi është vlerësuar nga mediat dhe specialistët. Me të mësuar këtë lajm, për largimin e tij nga skuadra kombëtare e Shqipërisë, presidenti Armand Duka është shprehur: “Të vjen keq, që largohet një lojtar me kaq kontribut në ekipin kombëtar. Unë do ta vlerësoja Dallkun si futbollist dhe si njeri për atë që ka dhënë në shërbim të skuadrës kombëtare. Dëshiroj ta falenderoj publikisht për çka ka dhënë dhe i uroj fat dhe suksese.” Përshëndetje dhe vlerësime ka marrë futbollisti i shquar nga ana e stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit, nga ekipi kombëtar dhe drejtuesit e tij. Të gjithë i kanë uruar shëndet dhe suksese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"