Armando Sadiku është gati, në fushë që nesër ndaj Osmanlispor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2016 | 19:51

Armando Sadiku është gati, në fushë që nesër ndaj Osmanlispor

Një lajm shumë i mirë për Kombëtaren shqiptare vjen nga Zvicra. Armando Sadiku ka lënë plotësisht pas dëmtimin dhe jo vetëm që do të jetë i gatshëm për dy sfidat e tetorit kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, por edhe do të zbresë në fushë që nesër në sfidën kundër Osmanlispor në Ligën e Europës me Zyrihun.

sadiku europa league

Futbollisti shqiptar ka lënë plotësisht pas dëmtimin e pësuar në javën e kaluar dhe për ta vërtetuar këtë, është shfaqur në konferencën e sotme për shtyp përkrah trajnerit Uli Forte.

“Në ditët e fundit mund të stërvitesha normalisht me ekipin. Unë po sigurohem që të jem i gatshëm për nesër në mënyrë që të ndihmoj skuadrën”, theksoi sulmuesi shqiptar para gazetarëve.

sadiku vijareal

“Për të gjithë lojtarët e Zyrihut, Liga e Europës është kthyer në një prioritet. Ne duam t’i kënaqim fansat tanë fantastikë me një paraqitje të mirë nesër, pasi e kanë merituar plotësisht me mbështetjen e tyre në çdo vend”, tha sulmuesi shqiptar para gazetarëve.

sadiku vijareal

Sadiku ishte protagonist në ndeshjet e para të fazës në grupe, me një gol të shkëlqyer kundër Vijarealit që gjithsesi nuk e ndihmoi skuadrën e tij të merrte pikë në Spanjë, pasi Zyrihu u mund me shifrat 2-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"