Arben Frroku, drejt presidencës së Tërbunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2012 | 13:43

Arben Frroku, drejt presidencës së Tërbunit

Pas dorëheqjes ditën e shtunë nga posti që mbante presidenti i Tërbunit, Petrit Syla, mësohet se klubi do të zhvillojë sot mbledhjen e aksionarëve për të zgjedhur kreun e ri. Pritet që në Tiranë të zhvillohet mbledhja mes përfaqësuesve të bashkisë dhe dy aksionarëve, Petrit Syla dhe Arben Frroku. Sipas të gjitha gjasave, Frroku do të zgjidhet në postin e presidentit të Tërbunit, duke zëvendësuar kështu Sylën. Pas ndeshjes së të shtunës me Ilirinë, Syla dha dorëheqjen duke deklaruar se nuk do ta mbante më postin e presidentit, por që në të njëjtën kohë do të jetë sërish donator për të ndihmuar financiarisht pukjanët.
D.Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"