Arabët nuk kanë të ndalur, duan të “plaçkitin” edhe Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2023 | 21:41

Arabët nuk kanë të ndalur, duan të “plaçkitin” edhe Arsenalin

Tomas Partej është emri i fundit i madh që lidhet me një lëvizje të mundshme në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. Sipas “Daily Mail”, Al-Ahli po konsideron një transferim të mesfushorit ganez që do ta shihte atë të bashkohej me ish-yjet e Premier Ligës, Rijad Mahrezin, Roberto Firminon dhe Eduard Mendinë.

partej

Klubi i Xhedah ka shprehur gjithashtu interesimin për të sjellë në krye trajnerin e Fulhamit, Marko Silva.

Partej është aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skuadrën e Arsenalit, por “topçinjtë” thuhet se janë të hapur për një marrëveshje, pasi kërkojnë të rikuperojnë një pjesë të 105 milionë paundëve të shpenzuara për blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit të tyre, Deklan Rajsin.

Al-Ahli është në bisedime me Njukasëllin edhe për sulmuesin Alan Sant-Maksimë. Nëse vjen oferta e duhur, Mikel Arteta është i hapur për shitjen e ganezit, ndërsa një objektiv i tij është Romel Lavia i Sauthemptonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"