Apolonia super, urdhër për Rajkoviçin: Mos shëno më

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 3, 2014 | 8:04

Apolonia super, urdhër për Rajkoviçin: Mos shëno më

Marko RajkovicDINAMO-APOLONIA 0-4
GOLAT: Mitraj 21′, Erkoçeviç 37′, Rajkoviç 38′, 53′
DINAMO: Guga, Xhixha, Shkalla, Imami, Kllari, E.G.Xhafa, Tahiraj (Laci 33′), Milushi (Asllani 52′), Sorra, Matraku, Dori (Shyti 46′). Trajner: D.Mehmeti
APOLONIA: Miço, Tompson, E.H.Xhafa (Mahilaj 46′), An.Prifti, Broshka, Fili, Andoni, Dosti, Mitraj (Al.Prifti 54′), Erkoçeviç, Rajkoviç (Canka 58′). Trajner. E.Demiraj
KARTON I VERDHË: Dosti 65′
GJYQTARË: E.Hamiti, P.Simoni (Lezhë), R.Mersini (Durrës)
DELEGAT: B.Çela (Tiranë)
VËZHGUES: Xh.Zajmi (Tiranë)

Fitorja 4-0, e arritur dje në fushën e ish-kompleksit “Dinamo”, i ka dhënë praktikisht Apolonisë kalimin në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Një Dinamo pothuajse e dorëzuar dhe lojtarë të rinj që nuk shfrytëzojnë mundësitë që u jepen dhe kjo u pa qartësisht në fushë. Siç kishte paralajmëruar, Dinamo zbriti në fushë me formacionin e dytë, ndoshta me lojtarë që as në 18- she nuk arrijnë, ndërsa Apolonia me një grup miks mes titullarëve dhe të rinjve. Minutat e para janë një dominim total i vendësve, për të cilët u mendua se do të mbanin nën kontroll edhe rezultatin, por dorëzohen në minutën e 21-të, kur Aldo Mitraj shënon golin e parë për fierakët. Dinamo detyrohet ta nisë lojën nga mesi i fushës, por sërish fierakët dominojnë. Erkoçeviç në minutën e 37-të dhe Rajkoviç në të 38-n arrijnë të gjejnë dy gola të tjerë, duke shtangur kështu mbrojtjen dhe portierin dinamovit. Me rezultatin 3-0 në favor të miqve përfundon pjesa e parë. Pjesën e dytë, trajnerët Mehmeti dhe Demiraj kryejnë disa zëvendësime, ku loja bëhet edhe më e bukur. Megjithatë, Rajkoviç nuk harron të shënojë në minutën e 53-të, duke vulosur përfundimisht fatin e ndeshjes. Më pas, një “urdhër” i dhënë nga një prej pjesëtarëve të pankinës fierake ka bërë që goleadori të ndalet. Pjesëtarët e stafit, pas shënimit të golit të katërt të takimit dhe të dytin personal, i kanë thënë sulmuesit: “Rajko, mos shëno më!”. Dhe stafi e ka lënë në fushë futbollistin edhe pak minuta, duke e zëvendësuar që ai të jetë gati për ndeshjen e kampionatit. Në fund, tekniku i bluve, Dritan Mehmeti, u shpreh: “Kjo ndeshje tregoi qartë që 3-4 lojtarë, nga ata që pamë sot (dje), e meritojnë të jenë pjesë e skuadrës dhe të kërkojnë më shumë. Mund të përmend këtu lojtarë si Imami, Xhafa e Shkalla, të cilët treguan që meritojnë më shumë”.
Erjon Hamitaj






www.minuta90.com