Apolonia lëviz në merkato, pranë firmës me 2 serbë. Zbulohen kërkesat e Kamaratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 9:43

Apolonia lëviz në merkato, pranë firmës me 2 serbë. Zbulohen kërkesat e Kamaratës

Pamundësia e operimit në tregun vendës i ka përqendruar fierakët jashtë Shqipërisë për merkaton dimërore. Objekt i hulumtimit momental janë dy futbollistë serbë, një mbrojtës dhe një mesfushor qendre me përvojë, me pretendimin se janë cilësorë.

kamarata

Nga klubi fierak nuk jepen detaje për emrat, por menaxherët sigurojnë se janë të duhurit për Apoloninë. Bisedimet po shkojnë drejt finalizimit.

KËRKESAT E KAMARATËS – Sa u përket kërkesave të Kamaratës, bëhet me dije se ai kërkon me ngulm një futbollist “6”, shkatërrues të mirëfilltë, një organizator, si dhe një lojtar tipik goli.

Klubi i ka premtuar plotësim të kërkesave italianit të pankinës, madje ka pasur edhe tratativa konkrete në tregun shqiptar, por asgjë nuk është akorduar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"