Apolonia, Hebeja: Me Vorën janë detyrim 3 pikët në “Loni Papuçiu”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 9:51

Apolonia, Hebeja: Me Vorën janë detyrim 3 pikët në “Loni Papuçiu”

Apolonia është gati për ndeshjen kundër Vorës, që luhet sot, në orën 15:00 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Është një ndeshje e rëndësishme për fierakët, ku punë bën vetëm fitorja. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Rubin Hebeja thekson se kundër Vorës synohen vetëm 3 pikët.

HEBEJA RUBIN

“Jemi gati për ndeshjen me Vorën, kemi punuar fort gjatë gjithë javës. Skuadra është stërvitur mirë dhe e kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë për një rezultat pozitiv. Kemi përgatitur gjithçka me kujdes për këtë përballje kaq të rëndësishme. Vorën e vlerësojmë në maksimum, besoj do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar. Jemi të vetëdijshëm që përballë do të kemi një rival me kualitete, por synimi ynë mbetet trepikëshi.

Presioni? Më shumë se presion është detyrim fitorja në “Loni Papuçiu”. Ne do të futemi në fushë për të bërë lojën tonë me synimin e qartë për të marrë maksimumin e pikëve. Është një ndeshje që kërkon impenjim maksimal dhe qetësi psikologjike për të marrë më të mirën e mundshme. Vendi i 4-t nga “utopi” në realitet? Është koha të marrim një herë fitoren ndaj Vorës, vetëm kështu jemi në rrugën e duhur për të qenë pjesë e 4 ekipeve më të mira të kampionatit. Dihet objektivi ynë, që është edhe mëse i arritshëm. Gjithsesi, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse janë ende shumë ndeshje përpara”, u shpreh mbrojtësi i Apolonisë, Rubin Hebeja.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"