Ankth dhe frikë nga “skenari” francez, klubi i madh shqiptar “buzë greminës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 23:04

Ankth dhe frikë nga “skenari” francez, klubi i madh shqiptar “buzë greminës”

Elbasani pritet të mos pranojë asnjë skenar në tavolinë që e rrëzon nga kategoria, ndërkohë që janë të hapur për të gjitha mundësitë e tjera, që nga rifillimi i sezonit aty ku u la në mes dhe deri te mbyllja e tij.

Labinoti-Elbasani-3

Publikisht zyrtarët e klubit verdheblu kanë hedhur idenë që nuk e pranojnë “skenarin” francez dhe shpresojnë që ta fitojnë mbijetesën në fushë, por sigurisht që nuk është se do të mërziteshin nëse shpëtimi do të vinte në tavolinë. Në fakt, në situatën ku janë elbasanasit, i vetmi variant që i “fundos” përfundimisht është ai që ka aplikuar Franca, ndaj edhe janë plotësisht kundra.

Në Elbasan janë të ndarë vetëm mes idesë që të zhvillojnë kampionatin apo të mbyllet përfundimisht dhe pa u penalizuar me rrëzimin nga kategoria. Faktikisht, ajo që do t’u shkonte më shumë për shtat do të ishte opsioni i dytë, mbijetesa në tavolinë. Kjo, pasi në rast se sezoni rinis, verdheblutë janë të fundit në klasifikim dhe janë skuadra më e penalizuar për t’u rrëzuar edhe nëpërmjet zhvillimit normal të kampionatit. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se cili skenar do të vërë në jetë federate, por Elbasani është klubi më i interesuar për atë që do të vendoset me futbollin shqiptar.

Vladimir Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"