“Andorrën e kemi mundur dhe më parë”, Dobra: Shpresoj të bëj shumë gola me Kolçesterin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2021 | 17:20

“Andorrën e kemi mundur dhe më parë”, Dobra: Shpresoj të bëj shumë gola me Kolçesterin

Armando Dobra është sulmuesi i Shpresave që aktivizohet me Kolçesterin në kampionatin anglez të futbollit. 20-vjeçari është grumbulluar nga Alban Bushi për dy sfidat eliminatore ndaj Andorrës dhe Sllovenisë në datat 7 dhe 11 tetor. Në konferencën për shtyp prag sfidave, Dobra u shpreh:

dobra

Ndeshjet ndaj Andorrës dhe Sllovenisë– Objektivat e skuadrës janë për të fituar të dyja ndeshjet. Kemi një skuadër të mirë dhe të fortë. Do të luajmë kundër Andorrës fillimisht dhe do të luajmë fort, për të marrë 3 pikët dhe pastaj të fitojmë edhe me Slloveninë.

Skuadra e Andorrës – Kemi luajtur edhe më parë me Andorrën, i kemi mundur 3-0, janë skuadër e fortë dhe të qetë, është ndeshje e vështirë.

Vendi që synojmë në grup – Objektivat tanë janë të dalim në vend të parë ose në vendin e dytë dhe të kualifikohemi në Europian. Humbjet ndodhin sepse nuk ka ekipe që nuk humbin, por ky është objektivi ynë, pasi kemi skuadër të mirë dhe mund t’ia dalim.

Kolçesteri – Jam shumë i gëzuar pasi kam bërë golin me ekipin e ri, kam shkuar të bëj gola dhe të tregoj se çfarë lojtari jam unë. E kam nisur mirë dhe shpresoj të bëj edhe më shumë gola me ekipin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"