Ançeloti prezantohet te Bajerni: Jam te klubi më i mirë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 12:01

Ançeloti prezantohet te Bajerni: Jam te klubi më i mirë në botë

Karlo Ançeloti ka nisur sot zyrtarisht punën si trajneri i Bajern Mynih, duke u prezantuar në klubin bavarez. Në një konferencë për shtyp ku trajneri çuditi të gjithë duke folur gjermanisht, italisht dhe anglisht, ai bëri të qartë se objektivi do të ishte të vazhdohej rruga e nisur nga Guardiola, me synimin për të fituar gjithçka.

2,w=985,c=0.bild

Ja disa nga deklarata e Ançelotit në konferencën e parë si trajner i Bajern Mynih:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, faleminderit Bajernit. Jam në klubin më të mirë në botë dhe pres me padurim fillimin e sezonit të ri. Guardiola kë bërë një punë të shkëlqyer në vitet e fundit, kemi një skuadër të madhe dhe do të mundohemi të tregohemi sa më të fortë dhe të fitojmë çdo turne. Shpresoj për klubin dhe të gjithë tifozët e Bajernit që ky të jetë një sezon i madh, në të cilin të përmirësoj edhe gjermanishten time, do të jetë në të mirë të të gjithëve.

Bajerni ka një traditë të madhe futbolli. Mua më pëlqen të luaj një futboll ofensiv, kemi një skuadër shumë konkurruese dhe do të bëjmë më të mirën tonë. Duhet të marr në konsideratë karakteristikat e lojtarëve, nuk jam këtu për të bërë revolucion.

Skuadra është mes më të titulluarave në botë, kjo është një nga arsyet e zgjedhjes time. Kam fat, Guardiola ishte shumë i këndshëm, pasi më kishte lënë edhe një mesazh në mur. Me të kam një marrëdhënie të mirë, jam italiani i dytë që drejtoj këtë klub dhe shpresoj që të lë një kujtim të mirë, ashtu siç ka bërë Trapatoni.

1,w=559,c=0.bild

Merkato? Si për Benatia, duhet ta cilësoj Gëce si një lojtar të Bajernit. Kam folur një muaj më parë me të, por është bashkëbisedim privat. Merkato është e hapur deri më 31 gusht, mund të ndodhë gjithçka. Stili im do të jetë në varësi të dispozicionit të lojtarëve, por stili i lojës nuk do të ndryshojë kaq shumë nga ai i vitit të kaluar.

Për një trajner, marrëdhënia me lojtarët është një nga gjërat më të rëndësishme. Pastaj duhet respekt edhe ndaj klubit. Unë kam një ide timen për futbollin dhe dua t’i bind që është në rregull. Nëse nuk janë të bindur, mund ta ndryshoj pa probleme.

Schermata-2016-07-11-alle-11.05.29

Nuk e ndjej trysninë, pasi kjo është puna që dashuroj, e di që do të jemi konkurrues në çdo turne, por nuk jam magjistar. Jam thjesht një menaxher.

Mua më pëlqen të punoj me klubin, për klubin, dua të kem një bashkëpunim sa më të ngushtë me drejtuesit, jam i mësuar kështu. Vendimet merren të gjitha bashkë. Mendoj se të gjithë kanë karakterin e tyre, ky është i imi. Klubi u tregua shumë i aftë me Sançez dhe Humels, ishin shumë të kërkuar në treg.

Mendoj se Bundesliga është konkurruese, më pëlqen për atmosferën që krijohet gjatë ndeshjeve. Pastaj më pëlqen Mynihu, është një aventurë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"