ANALIZA/ Saki: Milan kujdes Europën, ja pse të nevojitet Zirkze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 12:25

ANALIZA/ Saki: Milan kujdes Europën, ja pse të nevojitet Zirkze

Arrigo Saki dhe nevojat e Milanit. Një analizë e mirëfilltë e ishtrajnerit në faqet e “La Gazzetta dello Sport” shpjegon se ku duhet të ndërhyjnë kuqezinjtë për merkaton e verës, por edhe gjithçka i nevojitet Piolit për të synuar një mbyllje sezoni me suksesin në Ligën e Europës.

saki

Cilat janë nevojat e Milanit në merkato?

Kur blen një lojtar, në vend të këmbëve, duhet të shikohet mendja sepse çdo klub ka nevojë për elementë të besueshëm dhe inteligjentë. Nuk do ta ekzagjeroja me shumë blerje nga kampionatit e huaja pasi u duhet kohë për t’u përshtatur e kjo ndikon në ecurinë e skuadrës.

Çfarë ju këshilloni kuqezinjve atëherë?

Në thelb, duke parë skuadrën e këtij viti, do të synoja të bëja të paktën katër nënshkrime. Do të propozoja një sulmues dhe Zirkze do të ishte një profil i shkëlqyeshëm. Më pas nevojitet një mesfushor shumë inteligjent, i cili është shumë i gatshëm për të vrapuar. Së fundi, do të kërkoja dy mbrojtës, ndoshta një qendror dhe një krahu.

Përse ka shumë nevoja sipas jush?

Para se të pyesim veten për nënshkrimet e mundshme që mund të bëjë Milani, le të pyesim veten: A mbrojnë dhe sulmojnë kuqezinjtë sot me ekipin? Jo. Ose, të paktën, jo gjithmonë. Prandaj, ky është një aspekt që ka nevojë për përmirësim. Sepse të katërt që luajnë në sulm, nëse nuk mbrojnë apo nëse nuk mbështeten siç duhet, futen në vështirësi, humbasin besimin dhe gjithçka ndërlikohet. Milani duhet të bëhet një bllok i vetëm, kompakt që lëviz në harmoni të përsosur dhe ku të gjithë lojtarët kanë një funksion.

Përse jeni kaq i sigurt për Zirken?

Përgjigja nuk është e thjeshtë. Djaloshi është i talentuar, por është edhe pjesë e një grupi që po luan futboll brilant. Bolonja është surpriza e vërtetë e kampionatit dhe ka Zirkzen, që është sulmues të cilit i pëlqen të ndërtojë aksionin. Kjo do të thotë se ai merr pjesë në manovër dhe komunikon me shokët e tij. Ka shënuar dhjetë gola me Bolonjën dhe kjo nuk është pak. Do ta shihja atë mirë te Milani, për sa kohë që skuadra kuqezi do të bëhet me të vërtetë një kolektiv.

Sa shanse kanë kuqezinjtë në Europë?

Nuk është e lehtë dhe Roma me De Rosin ka gjetur një mënyrë ndryshme loje dhe ka strategjitë e duhura për të korrur rezultate. Milani duhet të vuajë shumë për të eliminuar verdhekuqtë, por kjo nuk do të thotë se Roma do ta ketë të lehtë. Pastaj, të mos harrojmë që është vetëm çerekfinale dhe nga këtu për të synuar trofeun ka ende shumë rrugë dhe plot rivale që përbëjnë pengesë të mëdha. Për të fituar në Europë nevojitet futboll cilësor dhe një skuadër që luan në harmoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"