Altin Lala projektohet si drejtor, Hanover i beson rikthimin në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2019 | 13:08

Altin Lala projektohet si drejtor, Hanover i beson rikthimin në Bundesligë

Altin Lala dhe një bashkëlojtar te Hanoveri mund të marrin në dorë ringritjen e klubit gjerman. Në përfundim të këtij sezoni, Hanover 96 do të zbresin në Bundesliga 2 për të tentuar një projekt fitues, që do t’i rikthejë shpejt në elitën e futbollit gjerman.

Copy-of-Lala-festa-e-lamtumires-te-Hanoveri

Nga sa bëhet me dije, dy ish-lojtarë të kësaj skuadre do të kenë në të ardhmen edhe drejtimin. Altin Lala dhe Stiven Çerundolo, të cilët gjatë karrierës me klubin gjerman kanë mbajtur edhe shiritin e kapitenit në periudha të ndryshme, kanë bërë një propozim në skuadër për të qenë ata ideatorët dhe drejtuesit e një projekti sportiv.

Lala është bashkuar me Hanover si futbollist në vitin 1998, teksa kjo skuaudër ishte pikërisht pjesë e Bundesliga 2 dhe në vitin 2001 ishte një nga lojtarët që kontribuuan për ngjitjen në Bundesligën e parë gjermane.

fuer-den-osv-als-scout-taetig-96-legende-altin-lala

Gjatë ditëve në vijim, teksa pritet edhe përfundimi i këtij sezoni futbollistik, Hanover pritet që të marrë edhe vendimin në lidhje me dy ish-lojtarët, që me shumë gjasë do të rikthehen të bashkëpunojnë sërish në këtë klub ku kanë kaluar jo pak emocione së bashku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"