Alban Hoxha lë shiritin e kapitenit të Partizanit: Bëhem shembull për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 16:10

Alban Hoxha lë shiritin e kapitenit të Partizanit: Bëhem shembull për të gjithë

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, i cili është bërë çështje ditët e fundit në klubin e kuq për shkak të pezullimit si pasojë e shkeljes së rregullores, ka reaguar duke zbatuar urdhrin e drejtuesit Luçiano Moxhi. Ai i ka kërkuar falje të gjithë skuadrës dhe ka dorëzuar shiritin e kapitenit për të dhënë një shembull për gjithë të tjerët.

hoxha

Fjalët e Hoxhës, të postuara nga faqja zyrtare e Partizanit

“Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"