Alarm te Brazili, dëmtohet lojtari i rëndësishëm në dyshim Botërori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 19:15

Alarm te Brazili, dëmtohet lojtari i rëndësishëm në dyshim Botërori

Duket se Brazili gjithmonë do të vuaj nëpër kompeticionet ndërkombëtare për shkak të dëmtimeve. Nëse në vitin 2014 ishte Nejmar ai që e penalizoi ekipin brazilian për të ecur përapra, tani duket se do të jetë Duglas Kosta ai që do të mungojë.

2H8f_7f2vSc_l

Lojtari i Juventusit ka marrë një dëmtim në kofshë dhe nuk do të jete i gatshëm për ndeshjen e ardhshme dhe është në dyshim për gjthë Botërorin. Është vet mjeku i kombëtares që thotë: “Testet kanë treguar një dëmtim muskulor. Lojtari nuk do të udhëtojë me ekipin për ndeshjen e ardhshme, do të qëndrojë në Soçi për të punuar me qëllimin që të riaftësohet sa më parë”.

Tite-878420

Është një lajm i keq për trajnerin Tite sepse mendohej se ai do ta vendoste lojtar titullar Kostën, por duket se nuk qënka e shkruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"