Akuza e rëndë e legjendave të Mançester Junajtid: Skuadrat italiane nuk ishin të pastra, dilnin nga fusha sikur të mos kishin luajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 16:53

Akuza e rëndë e legjendave të Mançester Junajtid: Skuadrat italiane nuk ishin të pastra, dilnin nga fusha sikur të mos kishin luajtur

Dy legjendat e Mançester Juanjtid, Geri Nevill dhe Roi Kin, kanë aluduar në një program se në periudhë kur ata luanin me klubin anglez, skuadrat italiane që kishin përballë përdornin substanca të palejuara. Nevill u mundua që të shmangte telashe ligjore, por tha se ata “nuk ishin të pastra”.

asdsdasdasdasdasdaasdasd

Gjatë atyre viteve kur Mançester Junajtid kishte në drejtim Aleks Ferguson, “djajtë e kuq” janë përballur në Europë me skuadrat e Inter, Milan, Juventus, Fiorentina, Roma dhe Lacio.

“Ka dy gjëra që më janë ngulitur në mendje. Mendoj se kishte disa skuadra me të cilat kemi luajtur të cilat nuk ishin të pastra”, tha Geri Nevill në një podkast përkrah Roi Kin, Ian Rajt e Xhemi Karrager.

“Ne e mendonim në atë periudhë, unë dhe Gigs në mesin e viteve 2000, rreth mesit të viteve ‘90. Ajo që dua të them është se nëse sheh pas në kohë te ajo që doli nga çiklizmi dhe sporte të tjera me mjekët. Ne mendonim atë kohë që kishte gjëra që fizikisht… më vjen keq, ne ishim në formë, nuk pinim alkool, ishim në formë, kishte diçka që nuk shkonte. Dola nga fusha kundër një skuadre italiane dhe mendova “kjo nuk është në rregull”. Më vjen keq, por unë mendoj se disa nga djemtë e tjerë të atyre viteve e mendojnë saktësisht në të njëjtën mënyrë”, tha ish-mbrojtësi.

Edhe Kin ishte plotësisht dakord me të. “Kur ne luanim kundër skuadrave të caktuara, unë do të isha duke dalë nga fusha në fund dhe do të ishim tërësisht të dërrmuar. Më kujtohet. Shihja lojtarët ndaj të cilëve luaja, dy skuadrave italiane dhe ata dukeshin sikur nuk kishin luajtur ndeshje. Pse nuk mund të flasim rreth kësaj gjëje? Nuk është se po përmendim emra apo klube”, tha ish-mesfushori i Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"