Aksidentohet çiklisti Bruno Kola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2014 | 20:30

Aksidentohet çiklisti Bruno Kola

Çiklisti i Vllaznisë, një nga protagonistët e Turit të 71-të të Shqipërisë, Bruno Kola, është aksidentuar ditën e djeshme nga një makinë. Mësohet se ndërsa po i afrohej shtëpisë së tij duke pedaluar jo për stërvitje, një automjet e ka goditur nga mbrapa duke i shkaktuar disa fraktura. Pas incidentit, çiklisti shkodran u shtrua urgjent në spital dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Pavarësisht dëmtimeve të marra nga goditja e automjetit të rastit, zyrtarisht u konfirmua mbrëmjen e djeshme për gazetën “Panorama Sport” se sportisti i perspektivës kombëtare, por edhe asaj të traditës shkodrane, është jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"