Agim Zeka pas realizimit kundër Egnatias: Goli për djalin, do të mbijetojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 20:19

Agim Zeka pas realizimit kundër Egnatias: Goli për djalin, do të mbijetojmë

 Autori i super golit që i dha fitoren Erzenit kundër Egnatias dhe rindezi shpresat për qëndrimin në elitë, Agim Zeka, për “Panorama Sport” pas ndeshjes tha: “Po, goli ishte shumë i rëndësishëm për ekipin dhe tani duhet të vazhdojmë kështu, me këtë ritëm.

agim zeka

Besoj se do të qëndrojmë në Superiore. Vështirësitë janë të mëdha, por mendoj se nuk kemi pasur fat në disa ndeshje. Nuk e di se cilin kundërshtar mund të lëmë pas në javët e fundit të kampionatit, por do të luftojmë për veten tonë me të gjitha forcat, deri në ndeshjen e fundit. Dedikim për golin e shënuar? Është për djalin që ka lindur para dy javësh”.

Zeka pati dhe disa mundësi të tjera në ndeshje, përveç golit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"