“Kombi i ish-kapitenit Cana është goditur nga një tërmet i fuqishëm”, Marseja solidarizohet me Shqipërinë dhe fton tifozët të…
Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë para pak ditësh, i cili solli viktima dhe dëme të shumta, ka bërë që shumë njerëz të solidarizohen me vendin tonë.
Të fundit që janë solidarizuar me këtë ka qenë klubi francez i Marsejës, ku për disa vite ka luajtur edhe Lorik Cana, i cili ka mbajtur aty edhe shiritin e kapitenit.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi francez i shpreh ngullëllime famlijeve që humbën personat e tyre nga tërmeti dhe ka ftuar fansat të ofrojnë ndihma monetare për të prekurit. “Shqipëria, kombi i ish-kapitenin tonë Lorik Cana, është goditur javën e kaluar nga një tërmet i fuqishëm. Olimpik Marsejë i jep mbështetjen popullit shqiptar dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të goditura nga ky tërmet.
Klubi dëshiron të sensibilizojë mbështetësit e tij për këtë ngjarje tragjike dhe ju informojmë se është e mundur që të dhuroni për popullatën shqiptare të goditur nga lëkundjet sizmike.”, shkruan klubi francez në faqen zyrtare.
L’Olympique de Marseille apporte son soutien à la population albanaise et présente toutes ses condoléances aux familles frappées par ce drame ??
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) December 2, 2019
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"