Lautaro Martinez sfidon Juventusin: Humbja ndaj tyre na stimulon, do të arrijmë nivelin e bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 13:36

Lautaro Martinez sfidon Juventusin: Humbja ndaj tyre na stimulon, do të arrijmë nivelin e bardhezinjve

Argjentina luajti një miqësore me Gjermaninë ditën e djeshme, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.0202_lautaro_martinez_argentina_g_telam

Të dyja ekipet dhuruan spektakël, teksa nuk mungonin rastet e shumta për shënim nga të dyja anët.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi kryesor argjentinas, Lautaro Martinez, ka dhënë një intervistë, ku ka folur për ekipin kombëtar, por edhe për Interin: “Ndjej përgjegjësi të madhe te Kombëtarja, e di se çfarë do të thotë të luash këtu, prandaj përpiqem të jap më të mirën në çdo ndeshje dhe të përgatis vetën sa më mirë. Juventusi? Tani për tani jam me Kombëtaren, do flasim për ndeshjen me Juven kur të përballemi përsëri.

Ne do të analizojmë gabimet që na sollën humbjen kundër bardhezinjve. Ata janë një ekip shumë i fortë, e pata thënë këtë edhe para ndeshjes. Ne po punojmë shumë për të arritur nivelin e tyre, humbja nuk është një sinjal negativ, por një stimul për tu përmirësuar akoma më shumë.”, theksoi sulmuesi 22-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"