Çudia e Kukësit, do 4 miqësore në 11 ditë por s’ka…trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2017 | 10:19

Çudia e Kukësit, do 4 miqësore në 11 ditë por s’ka…trajner

Kukësi ka vendosur të zhvendoset në tokën turke për të kryer fazën përgatitore, ku do të qëndrojë për 11 ditë duke nisur nga data 5 janar dhe deri më datën 11. Gjatë kësaj periudhe, kampionët kanë kërkuar që të luajnë katër ndeshje miqësore ndaj kundërshtarëve të ndryshëm.

Kukesi2018

Edhe pse do të jetë një periudhë e shkurtër dhe ngarkesa e madhe, drejtuesit e klubit nuk kanë ndryshuar axhendën e tyre. Dhe në fakt, miqësorja e parë është zyrtarizuar, e cila do të luhet tri ditë pasi skuadra të mbërrijë në “Kremiln Palace”, ku edhe do të akomodohet përgjatë qëndrimit të saj. Verilindorët, në datën 8 janar, do të luajnë takimin e parë ndaj ekipit të Kayserisporit, kurse kundërshtarët e tjerë ende nuk janë përcaktuar.

TRAJNERI – Mund të duket i çuditshëm fakti që axhenda e skuadrës së Kukësit nuk ka ndryshuar ashtu siç ka ndodhur edhe me trajnerin Milinkoviç. Ka qenë ky i fundit që kishte hartuar procesin stërvitor dhe atë të miqë- soreve në tokën turke duke qenë se e njihte mjaft mirë ekipin dhe e dinte se ku kishte nevojë pëpërforcime.

Por, trajneri i ri që do të marrë drejtimin e skuadrës mund të mos ketë të njëjtin plan sa i takon ndeshjeve miqësore, pasi do t’i duhet kohë që t’u japë lojtarëve idetë e tij për lojën dhe të njohë aftësitë e çdo futbollisti që ka në dispozicion. Megjithatë, axhenda mësohet se është caktuar dhe pritet vetëm zyrtarizmi i rivalëve që do të luajnë me Kuksianët.

Duke parë nisjen e shpejtë të skuadrës për në Turqi, presidenti Gjici duhet që të vendosë sa më shpejt emrin e teknikut që do të drejtojë skuadrën, i cili duhet të nisë nga puna me kontingjentin aktual si dhe të përcaktojë objektivat e merkatos së ekipit të tij. Trajneri i ri do të ketë një periudhë më pak se 20 ditë për të stërvitur ekipin, pasi në datën 20 janar starton edhe pjesa e dytë e kampionatit.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"