Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 17, 2014 | 18:55

Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë

Skenderbeu fiton Superkupen kryesoreSkënderbeu i falet golit të Nimagës, ndërsa fiton për të dytin vit radhazi Superkupën e Shqipërisë. E nis me trofe sezonin e ri futbollistik skuadra e Mirel Josës, duke u dhënë sinjal të qartë rivalëve për titull se nuk do ta kenë aspak të lehtë t’ia rrëmbejnë kurorën. I pari që e mësoi këtë gjë ishte Flamurtari, i cili ka bërë një merkato shumë cilësore këtë verë, por duket se duhet shumë punë e investim për t’u bërë ballë katër herë radhazi kampionëve të vendit. Kuqebardhët kanë superuar mungesat e dy shtyllave të formacionit në sezonin e shkuar, Orelesi dhe Sabjen Lilaj, ndërsa kuqezinjtë e Vlorës duan kohë të integrojnë në gjirin e tyre elementë të spikatur, si Dagllas, Gilberto dhe Vucaj. Të tre këta lojtarë debutuan në futbollin zyrtar shqiptar, por e nisën me humbje, ashtu si edhe Flamurtari i drejtimit turk, jo më nën hyqmin e bashkisë. Gjoka, megjithatë, e ka brumin e duhur për të përftuar një skuadër në lartësinë e objektivave madhorë të kërkuara, por kjo kërkon kohën e nevojshme.

SKENDERBEU-FLAMURTARI  1-0
Golat: Nimaga 51′
SKENDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani (Jashanica 67′), Arapi, Shkembi, Nimaga, Progni, Abazi (Berisha 46′), Ribaj (Dimo 77′), Sefa. Trajner: M.Josa
FLAMURTARI: I.Lika, Mici, Dagllas, Veliu, Arbri, Kuqi (Gilberto 46′), Telushi (Vucaj 69′), Lena, Muzaka, G.Lika, Abilaliaj (A.Shehaj 82′). Trajner: E.Gjoka
Gjyqtare: L.Jemini, R.Cokaj, R.Avdo, B.Pashaj, E.Jorgji, I.Tartari
Kartone te verdhe: Vangjeli 30′, Dimo 87′, Shkembi 88′ / G.Lika 31′, Dagllas 48′, Lena 75′, Veliu 85′

Skuadrat para ndeshjesMINUTAT E LOJES
00′- Shume pak tifoze ne stadiumin “Qemal Stafa”, ku luhet finalja e Superkupes. Gjashte gjyqtare gjykojne kete ndeshje, cka ndodh per here te pare ne futbollin shqiptar.
01′- Ndeshja nis me shkelmimin e topit te pare nga qendra prej Skenderbeut.
02′- Progni godet ne pozicion ballor, pret ne gadishmeri Ilion Lika. Goditja e pare ne portat respektive.
06′- Abazi i nderhyn rrezikshem Telushit, kryesori Jemini kursehet ne kartonin e verdhe. Mjafton keshillimi per kosovarin e Skenderbeut.
08′- Mici nis nje pasim te gjate ne te majte per G.Liken, qe perparon dhe ne fund e kroson topin drejt zones korcare, por aty nuk ka mbeshtetje nga lojtaret e tjere kuqezinj.
10-11′- Dy goditje kendi radhazi per Skenderbeun, ekzekutuar nga Shkembi, por qe nuk sjellin rezultat. Jane minuta kerkuese te korcareve, qe mundohen ta spostojne lojen ne gjysmefushen kuqezi. Flamurtari mbrohet, duke u munduar te dale me shpejtesi ne kundersulm.
14′- G.Lika jep nje pasim te zgjuar pas mbrojtjes korcare, por Abilaliaj zihet ne pozicion jashte loje.
20′- Muzaka nga e djathta ndermerr nje inkursion individual, ne fund e pason topin per te Abilaliaj, te cilit i nderhyn ne momentin e duhur Osmani, duke i hequr nga kembet nje mundesi mjaft te volitshme.
23′- Goditje kendi per Flamurtarin. Krosimi tokazi i Muzakes devijohet ne kendore nga Osmani. Portieri Orges Shehi, megjithate, eviton cdolloj rreziku me daljen e sakte ne ajer.
28′- Kombinim i bukur ne mur mes Shkembit dhe Vangjelit mbi vijen e 16-metrave te zones vlonjate, por topi i hiqet ne momentin deciziv nga kembet ish-mbrojtesit te kombetares.
30′- Karton i verdhe per Kristi Vangjelin, pas nderhyrjes se ashper ndaj Abilaliajt.
31′- Tjeter kaerton i verdhe i shpejte, kesaj here per Gilman Liken, qe ka goditur me berryl Vangjelin ne nje dyluftim ajror.
39′- Veliu devijon me koke ne kendore nje diagonale te perpikte te Shkembit.
44′- Lemsh ne zonen korcare, ku Kuqi tenton te godase porten e Shehit, por Osmani devijon ne kendore.
45+2′- Mbyllet pa gola pjesa e pare. Pa raste per shenim goli, vetem disa ngacmime te vogla. Rivaliteti u shfaq me shume ne mesfushe, ku edhe dyluftimet ishin te ashpra. Portieret respektive nuk paten mundesine te deshmojne aftesite e tyre asnjehere, cka tregon se repartet ofensive te te dyja skuadrave bene pak.
46′- Pjesa e dyte nis me nga nje zevendesim per secilen skuader. Braziliani Gilberto hidhet ne fushe ne vend te Kuqit, duke forcuar sulmin vlonjat, kurse Josa ben zevendesim koke per koke mes kosovaresh, Abazit dhe Bernard Berishes.
47′- Berisha leshon nje predhe ne pozicion diagonal me porten e Ilion Likes, por pak centimetra i mohojne atij golin. Rasti i pare i rrezikshem ne kete ndeshje.
51′- Berisha ben lemsh me driblimet e tij mbrojtjen vlonjate, por Dagllas i nderhyn ne momentin final, duke i dhene mundesine Skenderbeut te fitoje goditje nga kendi. Ekzekuton si perhere Shkembi, topi mbetet ne zonen e vogel te Ilion Likes, ku Nimaga tregohet nuhates dhe e dergon ne rrjete. Zhbllokohet rezultati.
58′- Gilman Lika tenton nga distanca, por pa problem per portierin Orges Shehi.
61′- Dagllas Mendes ka rast ideal per te barazuar. Topi i ardhur nga krahu i djathte nuk spastrohet nga mbrojtesit korcar, duke shkuar ne te majte te mbrojtesi brazilian. I vetem me porten ai gabon rende, duke mos e derguar dot ne rrjete.
63′- Progni godet ne ecje e siper nga rreth 20 metra largesi, topi kalon paksa mbi traun e portes se Ilion Likes.
66′- Kundersulm i Skenderbeut. Topi kalon nga kembet e Prognit te Shkembi dhe ky e dergon te Berisha ne te majte. Kosovari godet, por nje mbrojtes vlonjat e ndal, aty gjendet Radas, qe mund te shenonte ne pozicion ideal.
74′- Josa ben zevendesimin e trete. Largohet Ribaj dhe aktivizohet Dimo.
75′- Lena ndeshkohet me karton te verdhe.
83′- Lemsh ne zonen korcare, pas goditjes se kendit nga Gilman Lika. Nuk perfitojne dot vlonjatet, te mefshte ne repartin e perparme.
90+4′- Kundersulm i shpejte i korcareve. Dimo del i vetem me portierin Lika, por gabon fatalisht. Topi perplaset ne rrjeten e jashtme, megjithate vershellima e kryesorit Jemini mbyll gjithcka. Skenderbeu fiton Superkupen e Shqiperise.

10413418_10152656305085960_7120185678735255259_nKOMENTI
Ndeshja finale e Superkupës së 21-të të Shqipërisë nisi në një mjedis jo fort të ngrohtë sa u përket tifozërive, të cilat pavarësisht trumbetimeve nëpër rrjeteT sociale, ishin të pakta në shkallët e “Qemal Stafës”. Megjithatë, këtë lloj “ftohtësie” e kompensonin temperaturat e larta atmosferike, që u bënë jo pak pengesë për lojtarët e të dyja skuadrave. Duke qenë se luhej ndeshja e parë zyrtare për sezonin e ri futbollistik, mungoi edhe ritmi në lojën futbollistëve. Të ardhur pas fazash përgatitore të ngjeshura, si duket do të duhen disa ndeshje për t’i marrë xhirot e duhura. 15 minutat e para të finales janë më kërkuese për korcarët, që duan të tregojnë portretin prej katër herë radhazi kampionë të vendit. Më tej zgjohen edhe vlonjatët, që lënë “llogoren” mbrojtëse dhe mendojnë të ngacmojnë portën e Orges Shehit. Sidoqoftë, Abilaliaj, sulmuesi i vetëm i deklaruar i vlonjatëve, binte në “rrjetën” e prapavijës korcare. Kjo e fundit aplikon me sukses pozicionin jashtë loje, duke ia lehtësuar punët vetes, edhe pse ngacmohet jo pak nga e majta prej Gilman Likës. Shkodrani ka një dialog të gjatë dyluftimesh me Vangjelin, madje në ndonjë moment edhe e tejkalojnë me ndërhyrjet e tyre. Për pasojë, kryesori Jemini, një nga gjashtë arbitrat e kësaj ndeshjeje, cka ndodh për herë të parë në futbollin shqiptar, i ndëshkon të dy me kartonë të verdhë brenda një minute. Tentativat për të zhbllokuar rezultatin mbeten në kufijtë e dëshirës, por jo të qartësisë taktike. Loja zhvillohet më së shumti në mesfushë, ndërsa portat respektive nuk u vunë asnjëherë në provë në 45 minutat e para. Një tregues i qartë për nivelin nën mesatar të kësaj finaleje të Superkupës së Shqipërisë.
Pjesa e dytë nis me nga një zëvendësim për secilën skuadër. Braziliani Gilberto, i ardhur së fundi në merkaton e verës, hidhet në fushë në vend të Kuqit, duke forcuar sulmin vlonjat. Tashmë dyshja ofensive e Flamurtarit përbëhet nga dy lojtarë, duke ndryshuar edhe skema taktike e Gjokës. Nga ana tjetër, Josa bën zëvendësim kokë për kokë mes kosovarësh, Abazit dhe Bernard Berishës. Ky i fundit sjell drithërima në minutën e 47-të, kur lëshon një predhë nga një pozicion diagonal, por për pak centimetra i mohohet goli.
Futja e kosovarit në lojë i ka dhënë tjetër ritëm Skënderbeut. Kjo lëvizje e Josës rezulton e goditur, sepse bëhet promoter i golit të parë në minutën e 51-të.  Berisha bën lëmsh me driblimet e tij mbrojtjen vlonjate, por Dagllas i ndërhyn ne momentin final, duke i dhënë mundësinë Skënderbeut të fitojë goditje nga këndi. Ekzekuton si përherë Shkëmbi, topi mbetet në zonën e vogël të Ilion Likës mes lojtarësh, por Nimaga tregohet nuhatës dhe e dërgon në rrjetë. Zhbllokohet rezultati. Clirohet Skënderbeu, ndërsa shtohet tensioni e konfuzioni te vlonjatët. Këta të fundit shfaqin njëfarë lodhjeje fizike, por nuk dorëzohen. Përkundrazi, reagojnë shpejt dhe përmes brazilianit Gilberto, në fillim, pastaj të brazilianit tjetër, Dagllas Mendes, kanë mundësi të barazojnë në minutën e 60-të. Me fat korcarët, që mbeten në avantazh. Radas ka mundësi të shkëlqyer për të dyfishuar shifrat në minutën e 66-të, por kroati gabon në goditje në një pozicion ballor me Ilion Likën. Josa bën lëvizjen e radhës në mbrojtje. Osmani ia lë vendin Jashanicës, ndërsa Gjoka kundërpërgjigjet me zëvendësim të detyruar. Telushi i dëmtuar nuk vazhdon dot më tej, teksa zëvendësohet nga Erjon Vucaj. Shkodrani i ardhur ditët e fundit te Flamurtari bën debutimin me kuqezinjtë. Te korcarët ka vend edhe për Dimon 20 minuta lojë, që përforcon mesfushën e të tijve. Duket qartë tashmë se kuqebardhët vihen në mbrojtje të golit të Nimagës, duke ngjeshur radhët në detyrat difensive. Dhe e bëjnë mirë këtë kampionët e vendit në fuqi, që fitojnë për të dytin vit radhazi trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Vijon kësisoji dominimi korcar në futbollin shqiptar, teksa Skënderbeu i Mirel Josës e nis edhe sezonin 2014-2015 me një trofe, si ogur i mirë për vazhdimësinë.

Kupa e madheSuperkupa e Shqipërisë, trofeu që vlen zero lekë
Ndonëse është trofeu që starton sezonin e ri futbollistik; ndonëse është trofeu që diskutohet nga dy skuadrat, teorikisht më të mira të sezonit paraardhës: kampiones dhe fitueses së kupës, përsëri Superkupa e Shqipërisë rezulton se është trofeu më pak i vlefshëm në kampionatin shqiptar. Sipas rregullores së FSHF-së (neni 50), skuadra që fiton këtë trofe nuk merr asgjë tjetër (financiarisht), veçse medaljet. Kështu sot, njëra mes Skënderbeut dhe Flamurtarit duhet t’i gëzohet vetëm moralisht faktit nëse e fiton këtë trofe. Në përfundim të takimit të sotëm, lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit e Skënderbeut ose Flamurtarit do të marrin tridhjetë medalje, të cilat, sipas rregullores së FSHF-së, modelohen dhe prodhohen në metal të çmuar, në ar dhe argjend. Medaljet shpërndahen për pjesëtarët e ekipit fitues, nga kuv22 medalje shkojnë për lojtarët, katër medalje shpërndahen për trajnerët dhe katër, përkatësisht për sekretarin e klubit, oficerin e sigurisë, zëdhënësin e shtypit dhe presidentin. Gjithsesi, edhe për këto ndarje parashikohet një listë, e cila paraqitet me shkrim nga klubi që shpallet fitues i Superkupës. Medaljet do të shpërndahen gjatë ceremonisë së shpalljes së ekipit fitues, e cila organizohet nga FSHF-ja. Këto medalje mbeten pronë e personave që cilët i përfitojnë, përveç rastit të zbatimit të sanksioneve me zmbrapsje të trofeve ndaj personit përkatës, siç përcaktohet në Kodin e Disiplinës Sportive. Ndërkohë, nuk duhet harruar që për kampionin e Kategorisë Superiore (Skënderbeu) janë dhënë, veç medaljeve dhe trofeut, edhe 10 milionë lekë të rinj dhe për ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë (Flamurtari) 5 milionë lekë (të rinj).

Tirana, rekordmenia e Superkupës
KF Tirana është edhe rekordmenia e Superkupës së Shqipërisë, me 10 trofe të fituara. Madje rezulton se klubi bardheblu është edhe ai që ka marrë pjesë më shumë se cilido tjetër në këtë finale, plot 13 herë (1989, 1994, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2009, 2011, 2012), nga ku tri herë ka dalë i humbur. Plus kësaj Tirana rezulton edhe si klubi i vetëm në Shqipëri që e ka fituar tri herë radhazi trofeun e Superkupës (2005, 2006, 2007), si dhe ka marrë pjesë 9 herë radhazi në këtë finale (2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2012). Siç shihet, dekada e parë e shekullit të ri është dominuar nga bardheblutë, të cilët ose arrinin të fitonin kampionatin, ose kupën, duke qenë gjithnjë në finalen e Superkupës.

Finalet e Superkupes
1989: Dinamo-Tirana 2-0
1990: Flamurtari-Dinamo 3-3 (5-4 p)
1991: Flamurtari-Partizani 1-0
1992: Elbasani-Vllaznia 1-1 (3-2, pas shtesës)
1994: Tirana-Teuta 1-0
1998: Vllaznia-Apolonia 1-1 (5-4 p)
2000: Tirana-Teuta 1-0
2001: Vllaznia-Tirana 2-1
2002: Tirana-Dinamo 6-0
2003: Tirana-Dinamo 3-0
2004: Partizani-Tirana 2-0
2005: Tirana-Teuta 0-0 (5-4 p)
2006: Elbasani-Tirana 0-2
2007: Tirana-Besa 4-2
2008: Dinamo-Vllaznia 2-0
2009: Tirana-Flamurtari 1-0
2010: Dinamo-Besa 1-3
2011: Skënderbeu-Tirana 0-1
2012: Skënderbeu-Tirana 1-2
2013: Skënderbeu-Laçi 1-1 (4-3)
2014: Skënderbeu-Flamurtari  1-0
SHËNIM: Në vitin 1995 dhe 1997, ky trofe nuk u zhvillua fare nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në vitin 1993, trofeu nuk u dha (nuk u zhvillua), pasi Partizani ishte fitues i dyfishtë: kampionat dhe kupë.
Në vitin 1996 dhe 1999 ndodhi e njëjta gjë. Trofeu i Superkupës nuk u dha, pasi Tirana kishte qenë një sezon më parë (më 1995-1996 dhe 1998-1999) fituese e dyfishtë: kampionat dhe kupë.

Fituesit e Superkupës
10 herë:
Tirana (1994, 2000, 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2009, 2011, 2012)
2 herë: Dinamo (1989, 2008)
2 herë: Vllaznia (1998, 2001)
2 herë: Flamurtari (1990, 1991)
2 herë: Skënderbeu (2013, 2014)
1 herë: Partizani (2004)
1 herë: Elbasani (1992)
1 herë: Besa (2010)





www.minuta90.com