18 vite më vonë, në Ballsh ndihet… Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 14:55


18 vite më vonë, në Ballsh ndihet… Europa

Bylisi i këtij sezoni është një skuadër e ndërtuar me shume kujdes dhe me një projekt që ka nisur 2-3 vite më parë. Shumë të rinj u afruan. 

bylis

Disa me kontrata afatgjata deri në pesë vjet dhe në Ballsh fituan edhe statusin e lojtarit kuqezi siç është rasti i Qardakut që është bërë pjesë e Shpresës U-21. Hidi, Peposhi, Bicaj, Ndreca, Goxha, Ntepe apo Celis e Miraka janë ata që janë lojtarët me më shumë eksperiencë, ndërsa në “shpërthim” janë Murataj, Barjamaj, Mëllugja, Janku, Hadroji, Ujka, Antoni e Guindo. Pa harruar se skuadra ka edhe vendës si: Mehmetaj, Kosti apo Dejan Saliaj produkt vendës i Akademisë së Bylisit. Kanë kaluar 12 javë nga Superiorja e këtij sezoni dhe Bylisi ka qenë në vendet e sipërme.

pEPOSHI BYLIS

Nuk është më rastësi, sepse skuadra për 4 javë ka qenë e para, ndërsa pas 12 ndeshjeve e sheh veten në tri ekipet më të mira të elitës. Meritën më të madhe e ka “arkitekti” i kësaj skuadre, presidenti i ekipit që e ka një ëndërr. Një Bylis për trofe apo Europë. E vështirë, por jo e pamundur. Në Ballsh nuk mungon asgjë, që nga kushtet e stërvitjes, akomodimi dhe mbështetja financiare. Në Ballsh, tashmë mendojnë se ka ardhur koha që të përsëritin pjesëmarrjen në Europë që për herë të fundit është provuar në vitin 2001.

Atëherë skuadra sponsorizohej nga Xhemil Hoxha dhe kishte thuajse tjetër Superiore, por me 5-6 lojtarë në Shpresat U-21 apo dhe ish-ët e Kombëtares. Ballshiotët e kanë provuar Europën atëherë kur shumë nga skuadrat e elitës aktuale kanë qenë nën nivelin e ballshiotëve.

Erjon Saliu




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com