15 kamera sigurie në stadium, Tomori si “Big Brother”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 17:25

15 kamera sigurie në stadium, Tomori si “Big Brother”

Tomori do ta nisë me risi sezonin 2018- 2019. Ligji i vendosur për ndalimin e Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të stadiumit, ka detyruar klubin që të marrë masat e veta. Jo vetëm që kanë kontaktuar një kompani private, por kanë menduar që të montojnë jo pak, por 15 kamera sigurie brenda dhe jashtë impiantit. Gjatë paradites së djeshme janë instaluar kamerat, të cilat do evidentojnë personat problematikë.

Kamerat

Dhe sikundër parashikohet, nuk do mungojnë as ndëshkimet që pritet të jenë gjoba apo ndalimi i hyrjes në stadium për një periudhë të caktuar. Në këtë formë, Tomori mendon që mund të evitojë incidentet, të cilat u hasën edhe në ndeshjen e parë të Superiores, atë mes Skënderbeut dhe Partizanit.

DEKLARATA

Në lidhje me këtë sistem të ri që i përngjan “Big Brother”- it, ka lëshuar një deklaratë për “Panorama Sport” vetë klubi beratas. “Ndalimi i Policisë së Shtetit në ambientet e stadiumit krijon një lloj pasigurie për të gjitha klubet, të cilat mund të hasen me episode si në ato të ndeshjes Skënderbeu-Partizani. Megjithatë, ne jemi një klub profesionist dhe gjithnjë kërkojmë më të mirën dhe të diferencohemi sadopak nga të tjerët. Siguria në stadium nuk është një gjë e lehtë, e sidomos kur bëhet fjalë në stadiumet tona.

weqe

Bashkia e Beratit, së bashku me Klubin e Tomorit dhe policinë private ‘Azizolli’, ka bërë të mundur instalimin e kamerave të sigurisë në çdo kënd të stadiumit, duke na paraqitur sa më mirë të gjitha lëvizjet e papëlqyera që mund të bëjnë tifozët. Çdo sjellje jashtë normave të lejuara do të ndëshkohet me gjobë, përjashtim nga stadiumi për një periudhë të caktuar apo edhe në disa lojë mënyrash të tjera.

dwadaw

Kjo gjë nuk shërben aspak për të trembur tifozët, mirëpo këto janë standarde që duhen plotësuar dhe ne do të zbatojmë më përpikëri çdo ligj. U bëjmë thirrje tifozëve që të shmangin çdo incident në çdo takim të luajtur, pavarësisht se sportdashësit e Beratit kanë vite që i kanë harruar këto skena. Në Berat do të luhet futboll i bukur dhe çdo gjë do të jetë një model për t’u ndjekur”, tha klubi.

ERIS SYLYKU 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"