10 ditë i dëmtuar, Milani nuk do të ketë në dispozicion për 3 ndeshje futbollistin kryesor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 19:07

10 ditë i dëmtuar, Milani nuk do të ketë në dispozicion për 3 ndeshje futbollistin kryesor

Milani duhet të bëjë 10 ditë pa mesfushorin turk Hakan Çalhanoglu. Futbollisti ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe është larguar nga qendra stërvitore me paterica.
Hakan-Calhanoglu-toro
“Sky Sports” raporton se Çalhanoglu nuk do të jetë në dispozicion të Milanit ndeshjen e së enjte me Sëlltikun, takimin me Romën në kampionat dhe sfidën e dytë në Ligën e Europës me Sparta Pragën.

Kujtojmë që mesfushori ishte titullar në fitoren në derbi me Interin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"