ZYRTARE/ Vora nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Rijekës që ka luajtur 10 ndeshje me Kombëtaren Shpresa
Bernard Karrica është përforcimi i radhës i Vorës në merkato. Skuadra e Bellait, ka prezantuar së fundmi sulmuesin, që së fundmi ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë, ndërkohë që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e klubit kroat të Rijekës.

Vlen të theksohet fakti se 24-vjeçari, numëron edhe 10 ndeshje me fanellën e Kombëtares Shpresa, ku ka arritur të shënojë 2 gola, si dhe 12 paraqitje me Shqipërinë U19.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
Bernard Karrica goditja e radhës ✍️🏼💣
Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Bernard Karrica është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Karrica sezonin e fundit është aktivizuar me ekipin e Ballkanit në kampionatin e Kosovës, nga sezoni 2018 pjesë e Akademis së Dinamos së Zagrebit dhe kampionatit Kroat me ekipe si Rijeka dhe Gorica, pjesë dhe e Shqipërisë U-21 dhe U-19 ku numeron 22 paraqitje.
💪🏼 Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Bernard Karricës dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.
PANORAMASPORT.AL













