ZYRTARE/ Vora nuk ndalet në merkato, prezantohet edhe mesfushori brazilian i akademisë së Fluminenses
Vora ka prezantuar afrimin më të ri në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për Uallas Almeida, mesfushor 24-vjeçar brazilian, i cili ka firmosur me klubin nga periferia e kryeqytetit që militon në elitën e futbollit shqiptar.

Uallas shihet si një lojtar me shumë potencial, me formim në një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, atë të Fluminense.
Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në vendin e tij, ndërkohë që aventurën e parë jashtë Brazilit e ka pasur në Iran, ku luajti për Chadormalu për një periudhë 6-mujore, përpara se të rikthehej në atdhe për të mbyllur sezonin me Volta Redonda.
NJOFTIMI ZYRTAR I VORËS:
Mirë se vjen Wallace Almeida!
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, Wallace Almeida.
Almeida vjen me përvojë të konsiderueshme në kampionati Brazilian, ku së fundmi ishte pjesë e Volta Redonda. Më herët ka qenë pjesë e ABC FC dhe Chadormalu SC në superligen Iraniane.
⚽ Me tiparet e tij, Almedia do të forcoj edhe më tej repartin e mesfushës dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit.
💪🏼 Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Almeidas dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.
PANORAMASPORT.AL













