ZYRTARE/ U shpallën kampion, klubi i Superiores njofton largimin e parë nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2025 | 22:28

ZYRTARE/ U shpallën kampion, klubi i Superiores njofton largimin e parë nga skuadra

Vora ka zyrtarizuar largimin e parë nga skuadra pas ngjitjes në Superiore. Klubi kampion i Kategorisë së Parë mbylli sot bashkëpunimin me Gresild Likën.

Kategoria-Superiore

Njoftimi i Vorës:

“Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Gresild Lika. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Gresildin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruajnë kampionët e së Parës.

27-vjeçari u afrua nga Vora në këtë edicion të suksesshëm. Sulmuesi ka luajtur më parë me ekipe si Partizani, Skënderbeu, Bylis, Korabi, Luftëtari dhe Dinamo. Eksperiencën e vetme në Kosovë e kaloi te Arbëria.

Screenshot 2025-05-31 172502

PANORAMASPORT.AL