Postuar: Korrik 13, 2025 | 22:35
ZYRTARE/ U shpall kampion me Egnatian, Redi Kasa “driblon” Elbasanin dhe prezantohet te skuadra e…
Ish-futbollisti i Egnatias, Redi Kasa do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kosovar, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Gjilanit, duke firmosur deri në vitin 2027.

Së fundmi emri i Kasës ishte përfolur për një transferim të mundshëm tek Elbasani, por 23-vjeçari ka zgjedhur Gjilanin.
Skuadra kosovare e ka prezantuar nëpërmjet një video tepër speciale futbollistin shqiptar, me mbishkrimin: “Redi Kasa vjen në Italinë e vogël”.
PANORAMASPORT.AL













