ZYRTARE/ Transferohet në Spanjë, largimi i parë nga pretendentët zgjedh ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2025 | 17:24

ZYRTARE/ Transferohet në Spanjë, largimi i parë nga pretendentët zgjedh ekipin e ri

Luçiano Uran ishte largimi i parë i Burrelit në Kategorinë e Parë. Mesfushori ndau rrugët në fillimin e dhjetorit, ndërsa tashmë ka zgjedhur ku do e vazhdojë karrierën.

kategoria-e-pare-1

Bëhet fjalë për Juventus Akademi Loret de Mar në Spanjë. Kështu 26-vjeçari do vazhdojë me një klub jo profesionist, ku luante para se të kalonte te Burreli.

Nga klubi i Kategorisë së Parë u largua me kujtimin e 10 ndeshjeve. Të fundit e luante në nëntor. Burreli mban vendin e gjashtë në renditje dhe për këtë synon sërish pjesëmarrjen në “play off”.

Screenshot 2025-12-31 172323

PANORAMASPORT.AL